Site icon Telegrafi

Greqia, e “sëmura” e rajonit

Të ashtuquajturat festime me rastin e Festës Kombëtare greke, në Korçë, Këlcyrë etj. nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të dëshpëruara të politikës greke, për të eksportuar krizën e saj të thellë në territorin shqiptar. Tashmë të gjithë e dinë se e “sëmura” e Ballkanit është Greqia për shkak të politikës së saj shoviniste, megalomane, raciste ndaj fqinjëve të saj dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve.

Sëmundja e saj nuk “shërohet” me përpjekje të dëshpëruara për të eksportuar krizën, por me njohjen e fajeve të paraardhësve të Samarasit dhe Venizellosit, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Prandaj, Lista për Shqipëri Natyrale kërkon ta ndihmojë Greqinë të shërohet. Është kjo arsyeja që ne kërkojmë që qarkullimi I lirë për shqiptarët të mos jetë selektiv, por gjithëpërfshirës.

Kam parasysh këtu shqiptarët e krahinës së Çamërisë. Ata duhet të jenë të lirë të shkojnë në fshatrat dhe trojet e të parëve të tyre dhe duke zbatuar legjislacionin perëndimor të mos pengohen të kërkojnë të drejtat e tyre. Prandaj, Lista për Shqipëri natyrale kërkon që fillimisht Çamëria të shpallet fillimisht Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sa më shpejt që politika greke, ta kuptojë këtë imperativ, aq më mirë do të jetë edhe për interesat e saj e të popullit grek.

Një vend që është në krizë, përpiqet t’i zvogëlojë vatrat e kriza, jo t’i shtojë apo të përpiqet t’i eksportojë ato. Po të ishin demokratë, politikanët grekë në pragun e Festës së tyre Kombëtare duhet t’u kërkonin falje për 75 mijë hebrenj që ata I shfarosën nga Selaniku në vitin 1913; duhet t’u kërkonin falje shqiptarëve për 45 mijë shqiptarë që I shfarosën me gjenocide nga Çamëria në vitin 1944. Pastaj, të zhvillonin Paradën Ushtarake në Selanik, apo të kërkonin leje për të vendosur disa kurora me lule në territorin shqiptar.

100 vjetori I shpalljes së Pavarasisë na ka mësuar se shqiptarët dinë të japin respekt, prandaj ata kërkojnë të njëjtin respekt. Dinë të japin barazi reale, prandaj edhe kërkojnë të njëjtën barazi reale. Dinë të japin mirënjohje, prandaj kërkojnë të njëjtën mirënjohje. Dinë të bëjnë luftën, por dinë të fitojnë edhe paqen.

Sa më shpejt Athina zyrtare ta kuptojë këtë mesazh, aq më mirë do të jetë për atë.
 

Exit mobile version