Site icon Telegrafi

Greqia e interesuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

“Bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit dhe me gjerë është një ndër prioritetet e Odes Ekonomike të Kosovës dhe në këtë drejtim avancimi i këtij bashkëpunimi me Greqinë është më se i nevojshëm nga fakti që Greqia ka potenciale të shumta dhe partneriteti me kompani nga ky shtet mund të jetë mundësi edhe për mbështetje nga BE –ja dhe donatorët e tjerë. Pozita gjeografike e të dyja shteteve na mundëson një bashkëpunim të mirëfilltë ekonomik dhe ne si Odë Ekonomike dëshirojmë të avancojmë dialogun dhe partneritetin konstruktiv me qëllim të eliminimit të barrierave, përafrimin e interesave të komunitetit të biznesit dhe krijimin e efekteve pozitive për të dyja palët”, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të Ambasadores së Greqisë në Kosovë Constantina Asanassiadou.

Ambasadorja znj. Constantina Asanassiadou e falënderoi Oden Ekonomike të Kosovës për përafrimin e interesave të komunitetit të biznesit në mes të dyja shteteve dhe theksoi se bashkëpunimi ekonomik është mundësia më efektive për përafrimin e interesave mes shteteve. Ekzistojnë potenciale të shumta për avancimin e këtij bashkëpunimi dhe ne si Ambasadë do të jemi në mbështetje të këtyre proceseve.

Kjo formë e bashkëpunimit në mes OEK –ut dhe Odave të shumta ekonomike nga Greqia e dëshmon që biznesi është si uji, i gjen kanalet e veta dhe depërton dhe në këtë mënyrë është obligim i yni ti eliminojmë të gjitha barrierat dhe të mbështesim ardhmërinë përmes zhvillimit ekonomik i cili do të garantojë efekte pozitive në interes të shoqërisë. /Telegrafi//

Exit mobile version