Telegrafi

Greqia do të mund të kërkojë ndihmë nga FMN-ja

Ministri i Financave Yannis Papathanassiou këtyre ditëve bisedoi me Komisionin Evropian për planet për luftën kundër recesionit ekonomik, ndërsa njëra nga paragrafet kryesore është ajo se Greqia sivjet doemos duhet të huazojë 54 miliardë euro, që t’i mbulojë shpenzimet shtetërore dhe t’i paguajë këstet e kredive duhet paguar në vitin 2009.

Komisioni Evropian publikisht shprehu druajtjet se Greqia gjendet në situatë të rrezikshme financiare dhe se shumë lehtë mund të gjendet në prag të bankrotit.

Greqia, si dhe shumica e shteteve evropiane, në vitin 2009 hyri në recesion, ndërsa sipas disa parashikimeve pritetet të realizojë rënie të BPV-së prej 5.1 për qind.

Krahas kësaj, Athina ka deficit buxhetor prej pesë për qind të BPV-së dhe borxh shtetëror prej 97.6 për qind të BPV-së.

Këto shifra nuk janë vetëm si rezultat i krizës financiare, por edhe vite më parë kanë qenë të larta, për shkak të përplasjeve të brendshme politike, të cilat kontribuan për rritje të tepruar të shpenzimeve shtetërore, vlerësojnë analistët. /Makfaks/