Përzgjedhësi i Greqisë, John Van’t Schip, po konsideron të rreshtojë ekipin e tij me një formacion të ri kundër Kosovës, 3-5-2 ose 3-4-2-1.
Greqia në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës në miqësore, ku humbën 2-1, luajti me rreshtimin 4-4-2, ndërsa për Kosovën pritet të ndërrojë formacion, pasi që shpreson që të mbajë gjallë shpresat për dy vendet e para në grup të saj.
Problemet për Schip janë të shumta, por trajneri holandez sipas mediave greke është optimist dhe beson se ata që do të luajnë do të japin maksimumin.
Trajneri ka në mendje, por këtë e ka provuar edhe në stërvitje (planin me tre mbrojtës prapa), formacion që e kishte vendosur në fushë edhe në miqësoren e qershorit me Norvegjinë, ku funksionoi shumë mirë pasi kishin marrë fitore si mysafirë (2-1), transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, Greqia më shumë ka problem me sulmin pasi qyshja Georgios Masouras dhe Dimitrios Pelkas, nuk janë ftuar shkaku i lëndimeve.
Odysseas Vlachodimos pritet të jetë në portë, ndërsa para tij Kyriakos Papadopoulos, Georgios Tzavellas dhe Pantelis Chatzidiakos, si treshe para mbrojtjes, shkruajnë mediat greke.
Në krahë pritet të luajnë emra si Thanasis Androutsos në të djathtë, ndërsa Konstantinos Tsimikas, i Liverpoolit në të majtë.
3η μέρα στη Βασιλεία με προπόνηση μετά τον αγώνα #trainingday #OneTeamOneNation#BlueFootland pic.twitter.com/UDnFeEI1Wq
— Ethniki Omada (@EthnikiOmada) September 2, 2021
Andreas Bouchalakis dhe Emmanouil Siopis, pritet të zënë vendet në mesfushë.
Në mesfushë, pritet të luajë edhe Anastasios Bakasetas, ndoshta pak më i avancuar, për të përkrahur dyshen tjetër Vangelis Pavlidis, dhe njërin mes Petros Mantalos, apo Marios Vrousai.
Ndeshja midis Kosovës dhe Greqisë do të zhvillohet të dielën në “Fadil Vokrri” dhe fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/