Site icon Telegrafi

”Greqia dëshiron zgjidhjen e çështjeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë që të përballet me Turqinë e fuqishme”

Me një Qeveri të moderuar pro evropiane në Shkup, kushtet janë të zbutura për një zgjidhje të dinjitetshme të çështjes së emrit me Greqinë.

Kështu konsiderohet situata që mbretëron në Shkup dhe rreth çështjes së emrit nga Aleksis Papacelas që shkruan për gazetën greke Kathimerini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gazetës, kjo çështje është një zbrazëtirë që duhet të mbushet, kurse ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias është duke tentuar që t’i mbyllë të gjitha çështjet e pazgjidhura me fqinjët IRJM-në dhe Shqipërinë, që më pas të përballet me frontin më të madh, me Turqinë.

Sipas tij, liderëve politik grek u ka ikur mendja nga vreri që vetë e kanë shkaktuar, duke harxhuar kapital të rëndësishëm strategjik me fqiun më të vogël verior./Telegrafi/

Exit mobile version