Greqia do të çelë sezonin turistik më 1 korrik ku hyrja në pikat kufitare do të bëhet në bazën e një rregulloreje të re.
Çdo udhëtar duhet të deklarojë itinerarin e lëvizjes në pikën e hyrjes në Greqi, me si dhe kontaktet.
Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare.
Në funksion do të vendosen 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore.
Ndërkohë ndalimi për udhëtimet do të qëndrojë në fuqi për 9 shtete ku përfshihen Britania, Suedia, Rusi, Izrael, Katar, Emiratet Arabe, Arabia Saudite, SHBA dhe Maqedonia e Veriut .
Sezoni turistik do të jetë nën vëzhgimin e specialistëve epidemiologjikë, me ekipe speciale në ishuj, testime e kampione në rastet e duhura dhe klinika të posaçme e hotele karantinë në gatishmëri thuajse në të gjithë vendin.