Telegrafi

Greqia arrin marrëveshjen për ndihmë nga BE dhe FMN

Sipas kësaj marrëveshje, kryeministri grek do të duhet që të dielën paradite në takimin e qeverisë të bëjë të ditura hollësitë e marrëveshjes së arritur me BE-në dhe FMN-në.

Më vonë gjatë ditës ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu, duhet të shpjegojë hollësitë e masave të kursimit që kërkohen nga FMN dhe BE.

Bisedimet për miratimin e ndihmës për Greqinë e goditur nga kriza e madhe e borxheve ndërmjet Athinës, FMN-së dhe BE-së, janë zhvilluar nga 21 prilli. /Shekulli/