Site icon Telegrafi

Greqia arreston një shtetas të Maqedonisë, i cili kërkohej nga drejtësia gjermane

Një 52 vjeçarë, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar gjatë tentimit të tij për të hyrë në Greqi, bën të ditur agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Ai ishte i kërkuar dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian, i lëshuar nga organet gjermane të drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I arrestuari kërkohej për pjesëmarrje në një rrjet të vjedhjes së të dhënave nga kartelat dhe bankomatet, qysh para 13 viteve. Nga dy bankomate në Munih, ai ka arritur që të vjedh të dhëna bankare të cilat i kanë ndihmuar të shkaktojë një dëm prej 1,3 milionë eurove, 200 mijë nga të cilat vetëm në Gjermani.

Rrjeti i vjedhësve të këtillë ka vepruar edhe në Maqedoninë e Veriut, Greqi, Itali, Francë e Bullgari.

I arrestuari ka dalë para gjykatës në Selanik dhe në ditët në vijim do të merret vendimi për ekstradimin e tij në Gjermani, ose jo./Telegrafi/

Exit mobile version