Athina zyrtare ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë se bën shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 ndërmjet dy vendeve, pasi që konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë, Jovica Palleshevski, sikur ‘në takim zyrtar në Toronto ka mbajtur fjalim, me një prapavijë që ka përmbajtur simbole dhe harta irredentiste’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç përcjell AIM nga Athina, MPJ e Maqedonisë është duke punuar në pastrimin e rastit dhe në kohën kur do të posedohen të gjitha të dhënat dhe detajet e nevojshme, do të dilet me kumtesë zyrtare me sqarim për atë se çka në të vërtetë ka ndodhur.
‘Dënojmë pjesëmarrjen e konsullit të përgjithshëm të IJRM-së në Toronto, Jovica Palleshevski, në një eveniment irredentist, pjesëmarrje kjo që paraqet edhe një shkelje të Marrëveshjes së përkohshme nga ana e IJRM-së, dhe kërkojmë përmbajtje nga çfardo veprimi që përkrah pretendime territoriale’, thuhet në deklaratën e MPJ-së greke.
Në deklarata poashtu ceket se në prapavijën e foltores nga e cila Palleshevski ka mbajtur fjalimin, kanë qenë të ekspozuara simbole irredentiste dhe harta të IJRM-së që përfshin territore greke./Telegrafi/