Site icon Telegrafi

Greqia afër marrëveshjes me FMN-në

Negociatat në mes të Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtar rreth reformave që janë peng i pakos së re ndihmëse kanë arritur progres.

Një marrëveshje tash është e mundshme të arrihet këtë muaj, raporton Reuters sipas një burimi në qeverinë greke.

Qeveria tre mujore e Alexis Tsipras është çdo herë e më shumë nën presion në Greqi dhe jashtë saj për të arritur marrëveshje me kreditorët evropianë dhe ata të FMN-së rreth reformave që do të evitonin shpalljen e falimentimit. /Telegrafi/

Exit mobile version