Telegrafi

Greqia, 54 miliardë euro për të dalë nga kriza

Sot Greqia duhet t’i dërgojë Brukselit projektin e "planit të stabilitetit" që ka si objektiv reduktimin e deficitit nga 12.7 % në 8.7 % të PBB-së gjatë vitit 2010 dhe nën 3 % në vitin 2013.

Dokumenti përfundimtar do të dorëzohet në mes të janarit dhe në datat 18 dhe 19 ku ministri grek i Financave, Giorgio Papaconstantinou do ta ilustrojë atë në mbledhjet e Eurogrupit dhe ‘Ecofin’.