Site icon Telegrafi

Greqi: Vritet shqiptari

Policia është në kërkim të autorëve dhe mendohet te jene një grup grabitësish, të cilët veprojnë në pjesën veriperëndimore të Atikës.

54 vjecari u vra nga disa persona, të cilët donin të grabisnin në pronën e dhëndrit të tij, ku ai punonte gjatë orëve të natës. Autorët e krimit, dy ose tre vetë, shkuan në kioskën e shqiptarit për të grabitur dhe pas një përleshjeje e qëlluan atë me armë në gjoks, citon BW.

Policia gjeti prane viktimes një gëzojë fisheku të kalibrit 9 milimetra dhe një thikë, gjë që dëshmon se 54 vjeçari ka rezistuar për të mos lejuar grabitjen. Shqiptari vdiq në spital nga plagët e marra./Telegrafi/

 

Exit mobile version