Telegrafi

Greqi: Vazhdon greva e kamionistëve bllokojnë portin e Pireut

Drejtuesit e kamionëve janë përqendruar në port dhe kanë nisur një protestë të re pasi refuzuan, pas përfundimit të një asambleje, propozimet qeveritare dhe kanë njoftuar për vazhdimin e grevës që zgjat tashmë që prej 12 ditësh.

Drejtuesit e kamionëve i kanë ndaluar autotransportuesve të tjerë të nisen nga porti së bashku me automjetet e tyre përmes trageteve, apo të zbresin në port mjetet e tyre nga tragetet e ardhura prej ishujve, ku druhet një mungesë mallrash të konsumit të parë’ nëse protesta do të vazhdojë.

Pesë mijë kontejnerë janë tashmë të bllokuar në portin e Pireut dhe tre mijë të tjerë në portin e Selanikut për shkak të grevës që ka përfshirë mbi 4000 kamionë, ndërkohë që mbi 1000 të tjerë qëndrojnë të parkuar në autostradat hyrëse të kryeqytetit dhe Selanikut. /Telegrafi/