Telegrafi

Greqi: Ulet deficiti buxhetor gati 40 për qind

Banka Qendrore Evropiane, FMN-ja dhe BE-ja, siç njoftojnë agjencitë e lajmeve, kanë kërkuar nga Greqia reduktimin e deficitit buxhetor për 39.5 për qind për gjashtë muajt e parë.

Për të arritur këtë, Greqia ishte detyruar të reduktojë shpenzimet për 10 për qind, kryesisht përmes zvogëlimit të rrogave të shërbyesve civilë dhe pensioneve.
Masat qeveritare kanë shkaktuar protesta të mëdha në gjithë vendin, e më së shumti në Athinë.

BE-ja dhe FMN-ja shpëtuan Greqinë nga falimentimi në maj, pas dhënies së kredive prej 5.5 miliardë euro nga FMN-ja dhe 14.5 miliardë euro nga BE-ja./agjencitë/telegrafi/