Site icon Telegrafi

Greqi, turizmi në krizë të thellë

Shtypi vendas i referohet me reportazhe të shpeshta ditët e fundit hoteleve bosh, si dhe xhiros së vogël nga ata turistë që shkojnë në Greqi, të cilët shpenzojnë shumë pak në krahasim me vitet e tjera në zonat më turistike të vendit siç janë Kreta dhe Greqia e Veriut. Vetëm ne Halkidhiki, perla turistike në lindje të Selanikut, shënohet një rënie prej 20% në mbërritjen e turistëve të huaj.

Konkretisht regjistrohet rënie prej 10.3% e turistëve nga Gjermania, 13% nga Britania, 17.6% nga Rusia. Shkak për këtë krizë, sipas pronarëve të hoteleve, është mosinteresimi i qeverisë për dhënien e fondeve për rregullimin e infrastruktuës së keqe në këto zona si rrugët e këqija, ndotja akustike e sistemi i furnizimit me ujë.

Si viti më i keq turistik për Kreten cilësohet 2009-ta, me përjashtim vetëm të 15 ditëve të para të gushtit, ndërsa rënia e xhiros nga të ardhurat e turizmit kalon shifrën prej 20%.

Edhe kryeqyteti grek Athinë, ka një rënie të theksuar prej mbi 40% krahasuar me vitin e kaluar, ose e thënë ndryshe, 600.000 turistë më pak.

Vlerësohet së, përveç dëmit në ekonominë greke, nga kjo gjendje kanë humbur punën vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 20.000 vetë, ndërsa janë me qindra hotele që janë mbyllur dhe shiten, midis tyre dhe hotele me pesë yje. /Telegrafi/tch/

Exit mobile version