Site icon Telegrafi

Greqi, sot para gjykatës gardianët që torturuan Ilia Karelin

Në seancën e sotme, 8 gardianët e burgut të Nigritas Serres të cilët ndiqen në gjendje të lirë, pasi urdhër-arrestet ndaj tyre janë pezulluar, do të paraqesin mbrojtjen përballë prokurores Georgia Toutountzi.

Prokuroria greke ka akuzuar 12 gardianë, një rreshter, një tetar dhe një nga rojet e jashtme të burgut të Nigritas për vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli.

Ndaj tyre rëndon akuza e torturës me pasojë vdekjen dhe shpërdorim detyre. Më 25 mars 2014 Ilia Kareli vrau një gardian në burgun e Malandrinos dhe më pas u transportua në burgun e Nigritas ku dhe u torturua deri në vdekje. /Telegrafi/

Exit mobile version