Policia kufitare greke ka shpëtuar 64 refugjatë, në mesin e së cilëve edhe fëmijë, të cilët janë bllokuar në shtratin e lumit Marica. Personat kanë udhëtuar nga Turqia.
Ndërmjetësit janë përpjekur që t’i transportojnë me anije deri në Greqi, por nuk është e qartë se pse emigrantët janë lënë herët në mëngjes në ishull në mes të lumit në afërsi të fshatit Filakto.
Personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Ata do të transportohen në kampet e refugjatëve në pajtim me procedurat e parapara, raportojnë mediat.
Foto: Ilustrim