Telegrafi

Greqi, Samaras: Nuk u trembemi hetimeve nga BE-s

Sipas tij, “Demokracia e Re”, ka asgjë për të fshehur në një hetim për akuzat se nuk ka raportuar siç duhet borxhin e vendit kur ishte në pushtet. Samaras tha pas bisedimeve dje me kryeministrin Jorgo Papandreu, se partia e tij nuk i trembet asgjëje.

Samaras tha se konservatorët nuk janë përgjegjës për krizën ekonomike të Greqisë dhe kritikoi mënyrën sesi po e adresojnë problemin socialistët.

Ai shtoi edhe se socialistët nuk i kuptojnë pasojat e një hetimi të tillë, duke sqaruar se një proces i tillë do të dëmtojë edhe më tej imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Deputetët socialistë njoftuan të martën se parlamenti do të hetojë akuzat se ish qeveria konservatore nuk raportoi madhësinë e deficitit buxhetor para se të largohej nga pushteti vitin e kaluar