Departamenti i Sigurimit në Volos, në bashkëpunim me atë të Parandalimit të Narkotikëve, zbuloi dhe vuri në pranga një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës janë të përfshirë në shumë raste të grabitjes së njerëzve të moshuar.
Policia njofton se të arrestuarit janë tre shqiptarë, të moshës 24, 25 dhe 39 vjeç dhe një grua greke 37 vjeçare. Këta kishin krijuar një grup dhe së bashku kryenin plaçkitje të armatosura në zonën e Volosit gjatë periudhës Prill-Korrik 2011.
Në dosjen për këtë grup, figurojnë grabitje dhe plaçkitje në seri, të cilat, sipas policisë, janë kryer me një egërsi të veçantë mbi viktimat, raportoi BW.
Personat e arrestuar akuzohen gjithashtu edhe për falsifikime, posedim armësh pa leje dhe përdorim të tyre.
Në shënjestër të grupit kriminal ishin kryesisht të moshuarit. Në shumicën e rasteve ata i rrihnin dhe u lidhnin këmbë e duar me shirit ngjitës. Në një rast fatal, sjellja e dhunshme rezultoi në vdekjen e një gruaje të moshuar. /Telegrafi/