Telegrafi

Greqi: Punëtorët e mediave në grevë

Sindikata e përgjithshme greke e medias në një peticion të saj shkruan se qeveria greke në kundërshtim me ligjin e punës të vitit 2009, synon të bëjë ndryshime në mënyrën e marrjes dhe largimit nga puna. Si rezultat i kësaj greve televizionet private dhe shtetërore në Greqi për 24 orë me radhë nuk kanë transmetuar asnjë edicion lajmesh apo ndonjë program tjetër.

Qeveria greke është përballur me protesta dhe greva të shumta si rezultat i politikave të ndërmarra për reformimin e sistemit ekonomik të Greqisë, që është kërkesë e BE dhe e Bankës Botërore për marrjen e një kredie prej 110 miliardë eurove.

Në bazë të kushteve të vendosura nga ndërkombëtarët për Greqinë, kjo e fundit është detyruar të ulë 40 për qind shpenzimet e saj, të rrisë taksat, të ulë pagat, si dhe ngrejë moshën e daljes në pension. /Telegrafi/