Telegrafi

Greqi: Përkushtim për pagesën e kredisë së FMN-së

Greqia ka premtuar se do ta paguaj kredinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjatë kësaja jave.

Në një kumtesë të FMN-së theksohet se ministri i financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, i tha drejtoreshës së FMN-së, Christine Lagarde, gjatë takimeve në Uashington për programin e reformave të Greqisë, që është e ngrarkuar me borxhe, se do të jetë në gjendje t’i paguaj 450 milionë euro nga borxhi për hua, më 9 prill.

Lagarde ka thënë se Varoufakis kishte theksuar se “vazhdimi i paqartësisë nuk është në interesin e Greqisë”. /Telegrafi/