Telegrafi

Greqi: Një në katër familje nuk paguan rrymën

Sipas të dhënave, një në tre banorë të Athinës ose 31.18 për qind nuk kanë qenë në gjendje për të bërë pagesën e faturave të energjisë elektrike, prandaj këta banorë i pret errësira dhe të ftohtit gjatë stinës së dimrit.

Për të gjithë vendin përqindja është 27.62 ose një në katër persona.

Vetëm në muajin korrik mbi një milion shfrytëzues në Greqi nuk kanë mundur t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike. I njëjti problem është edhe në telekomin grek, OTE, ku mbi 500 mijë shfrytëzues nuk i kanë paguar faturat e telefonisë. /Telegrafi/