Kombëtarja e Greqisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen më të vlefshme të vitit për ta.
Grekët janë nikoqir të rivalit ballkanas, Kroacisë, në takimin e dytë të “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Maksimir të Zagrebit ka përfunduar me fitore të thellë të kroatëve me rezultat 4-1.
Në këtë ndeshjes, e cila pritet të filloj nga ora 20:45 dhe të zhvillohet në Georgios Karaiskakis Stadium të Pireut, grekët do të kërkojnë befasinë për kualifikim.
Trajnerët e të dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme me lojtarët që kanë në dispozicion. /Telegrafi/