Telegrafi

Greqi, grevë e përgjithshme kundër kursimeve

Nisur nga sezoni i turizmit, kontrollorët e trafikut ajror nuk do të marrin pjesë në grevë. Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreu dëshiron që përmes shkurtimeve të buxhetit deri në 2015 të përfitojë 78 miliardë euro nga rritja e tatimeve dhe nga privatizimi i pronave shtetërore.

Si kusht për kthimin e ndihmave ndërkombëtare prej miliardash euro Athina është e detyruar të bëjë kursime dhe reforma. /Telegrafi/