Telegrafi

Greqi: Grevat bllokojnë komunikacionin hekurudhor

Punëtorët janë kundër privatizimit pjesërisht të kompanisë shtetërore OSE dhe që kompania do t’i jepet për administrim pjesërisht privatëve edhe pse shteti do të ketë kontrollin e aktivitetit.

Trenat e linjave ndërkombëtare për shkak të grevës në Greqi do të ndalojnë në stacionin hekurudhor të Gjevgjelisë në Maqedoni, ndërsa më pas hekurudha greke ka organizuar transferimin e udhëtarëve me autobusë nga Gjevgjelia për në destinacionin e Selanikut dhe anasjelltas. /Telegrafi/