Telegrafi

Greqi, gati të mbyllen 100 hotele luksoze

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilët komentojnë gjendjen e turizmit grek, në prag të fillimit të sezonit turistik për këtë sezon.

Sipas njoftimeve, mbi 100 hotele luksoze dhe komplekse turistike ballafaqohen me kreditë bankare, që ishin shfrytëzuar më parë për investime.

Bankat greke dhe ato të huaja kanë refuzuar prolongimin e shlyerjes së detyrimeve të hoteleve, të cilët janë të goditur nga kriza ekonomike, që ka përfshirë edhe turizmin.

Gjatë këtij sezoni është regjistruar ulja e numrit të turistëve të huaj në Greqi për afër 8 për qind. Mediat bëjnë të ditur se qeveria po e ndjek krizën në hotelieri dhe turizëm, ndërsa tani nuk janë ndërmarrë masa konkrete.