Site icon Telegrafi

Greqi, facebook ndihmon 3 shqiptarë të rrëmbejnë një 16 vjeçare

Gjithçka ka nisur nga komunikimi i vajzës në facebook me 19-vjeçarin, i cili e bindi të niset bashkë me të me anije drejt portit të Pireut. Kur vajza mbërriti tek anija, u frikësua nga prania e dy shqiptarëve të tjerë dhe kërkoi të kontaktojë me familjen, por mësohet se djemtë e kanë kërcënuar se nëse do të fliste ata do t’ia vrisnin edhe familjen.

Ka qenë familja ajo që ka njoftuar policinë, e cila arrestoi djemtë të cilët u kapën edhe me dokumente të rreme.

Policia tha se në Pire i priste një makinë me një valixhe të madhe, ku mendohej se do të fusnin vajzën për ta kaluar lehtësisht në kufirin me Shqipërinë. Policia dyshon se plani ishte për ta sjellë vajzën në Shqipëri e më pas për ta trafikuar ndoshta në Itali, raportoi BW.

Policia po heton për mundësinë e kryerjes së rrëmbimeve të tjera nga këto persona./Telegrafi/
 

Exit mobile version