Site icon Telegrafi

Greqi, diskutohet bashkëpunimi strategjik me Maqedoninë e Veriut

Nën kryesim të ministres alternative të Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu, ndërsa në prani të sekretarëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të përgjithshëm të ministrive greke, në MPJ-në greke sot është mbajtur takimi i parë i Komitetit special ministror për zbatimin e bashkëpunimit strategjik midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Jemi këtu t’i koordinojmë të gjitha sinergjitë për, në dobi të të dyja palëve, të tregohet më e rëndësishmja, ndërsa cila është rëndësia e Marrëveshjes së Prespës. jemi këtu ta ofrojmë kornizën e nevojshme politike. Synojmë drejt kontributit tuaj për bashkëpunimet të shkojnë përpara sa është e mundur m shpejt”, ka thënë ministrja alternative e Punëve të Jashtme, Anagnostopulos në fjalimin para anëtarëve të Komitetit special ministror”, kumtojnë nga MPJ-ja greke.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, në takimet e ardhshme pritet të prezantohen propozime konkrete për sinergjitë në bujqësi, mbrojtje civile, energji, mjedis të jetesës, industri, arsim hulumtim dhe teknologji, shëndetësi, transport dhe bashkëpunim ndërkufitar.

Exit mobile version