Telegrafi

Greqi, deficiti buxhetor 440 miliardë dollarë

Agjencia tha se përpjekjet e Athinës për shkurtimin e kostos dhe rritjen e të ardhurave mund të mos jenë të mjaftueshme.

Vlerësimi për ekonominë greke nuk ishte dhe aq i keq sa pritej, gjë që rriti çmimet e disa aksioneve.
Greqia është duke u përpjekur për ta luftuar borxhin qeveritar prej rreth 440 miliardë dollarësh.

Përcaktimi i Greqisë si një vend me rrezikshmëri më të lartë për investitorët, do të thotë se huadhënisit do t’i ngrenë nivelet e interesit.
Kjo do t’i rrisë më tej kostot për një vend që tashmë po përjeton krizën më të madhe financiare në disa dekada.