75 vjecari, u gjet nga zjarrëfikësit që janë ende duke punuar për të marrë nën kontroll zjarrin që ka shpërthyer.
Flakët e zjarrit vazhdojnë të përhapen në Korfuz. Gjashtë vatra të reja zjarri shpërthyen në këtë zonë dhe në vendngjarje shkuan mbi 20 zjarrfikës, me gjashtë automjete dhe dy aeroplanë, të cilët punojnë pa u ndalur, për të vënë nën kontroll zjarret që po kërcënojnë edhe zonat e banuara.
Shërbimet meteorologjike paralajmëruan ngritje të mëtejshme të temperaturave në vend dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri për vënien nën kontroll të zjarreve dhe shuarjen e tyre./Telegrafi/