Mesfushori francez, Clement Grenier i ka kaluar me sukses testet mjekësore te Roma.
25-vjeçari tani mund të quhet një futbollist i Romës edhe pse zyrtarizimi ende nuk ka ndodhur.
Ai është huazuar në Romë nga skuadra e madhe franceze Lyon me mundësi blerje në fund të stinorit për 3,5 milionë euro.
Grenier do ta mbajë fanellën me numër shtatë te Roma, fanellë e cila është lënë e lirë nga Iturbe.
Reprezentuesi francez pritet ta bëjë debutimin e tij me Romën nesër në ndeshjen ndaj Sampdorias. /Telegrafi/