Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se ka pasur bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Grenell, përmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se nëse Thaçi do të ishte president populli i Kosovës, do të ishte në paqe.
Sipas tij, me Thaçin në krye të Presidencës, Kosova do të kishte bashkëpunim më të madh ekonomik.
Po ashtu tha se do të kishte më shumë vende pune.
“Sapo bisedova me Hashim Thaçin i cili ndodhet në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.
Ish-ambasadori amerikan në Berlin, ka kritikuar në vazhdimësi Qeverinë aktuale nën udhëheqjen e kryeminsitrit Albin Kurti.
Javën e kaluar, duke komentuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë, kryeministrin Kurti e quajti “fashist me përvojë”.
Ndërkaq ka kërkuar kthimin e Thaçit nga Haga./Telegrafi.
I just spoke with @HashimThaciRKS from prison in The Hague.
I am confident that the people of Kosovo would be at peace if he were still President. They would also have greater economic cooperation with their neighbors – and more jobs for their children if Thaci were back.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 8, 2022