I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Richard Grenell, ka shkruar për takimet që ka pasur në Kosovë dhe Serbi në kuadër të implementimit të marrëveshjes ekonomike të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Grenell i ka quajtur takimet në Kosovë dhe Serbi si progres të jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.
“Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump. Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, ka shkruar Grenell në Twitter. /Telegrafi/
The leaders of the Chambers of Commerce in Serbia and Kosovo embrace – and announce they will work together to implement the historic agreement brokered by @realDonaldTrump.
Amazing progress this week in Pristina and Belgrade! pic.twitter.com/DsEXXcLS6d
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 22, 2020