I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj zëdhënësit të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në lidhje me marrëveshjen për normalizim ekonomik mes dy vendeve.
Grenell në Twitter ka shkruar se ish-zëdhënësi i Clintonit, Joe Lockhart është i inatosur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për bërjen e hapave për normalizim ekonomik.
“Pse u injoruan për kaq gjatë nga Washingtoni? Administrata Trump do të vazhdoj ta ketë Kosovën dhe Serbinë në prioritet të lartë”, shkruan Grenell.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1302595967473065984?s=20
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten marrëveshjen historike në Washington. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizimin ekonomik.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan Donlad Trump. /Telegrafi/