I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur lajm të rremë raportimin se shkëmbimi i territoreve është ende në tavolinë, dhe se kjo ide po promovohet nga i dërguari special, Richard Grenell.
Grenell në një postim në Twitter ka reaguar ashpër ndaj këtij shkrimi duke e quajtur lajm të rremë.
“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur që të pyesni. Unë jam për atë çfarë palët pajtohen. Jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, e jo politik”, ka shkruar Grenell në Twitter. /Telegrafi/
Fake news. And you never called or wrote to ask. I am for what the parties agree to – I’m focused on economic development, not politics. https://t.co/a9ULga6jky
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 19, 2020