Ish-drejtori i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare gjatë presidencës së Donald Trump, Richard Grenell është përshkruar së fundmi gabimisht nga Google si ‘Presidenti i Shteteve të Bashkuara’.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përshkrim sipas të cilit Richard Grenell përshkruhej si “Presidenti i Shteteve të Bashkuara që nga viti 2021” në kutinë e djathtë të informacionit.
Gabimi me sa duket u korrigjua të shtunën, dhe titulli i Grenell u rendit me saktësi si “Ish-U.D. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
Sidoqoftë, është e paqartë se sa kohë një përshkrim i tillë i pasaktë ishte i shfaqur aty.
Gjithsesi, rreth këtij gabimi ka ardhur edhe reagimi i Richard Grenell.
Ai madje, si shaka, ka shpallur “një bollëk urdhrash ekzekutivë”.
Ndër tjerash ai ka bërë ironi edhe me rrëzimin e presidentit Joe Biden, derisa po ngjitej shkallëve të Air Force One.
“Unë do të vrapoj shkallëve pa u rrëzuar”.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1373287085663121408
Grenell, një Republikan, ishte ish-drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare dhe ambasadori në Gjermani, i emëruar nën Presidentin Donald Trump.
Ai gjithashtu ishte edhe emisar special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.
Në fjalimin e Grenell muajin e kaluar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, ai la të kuptohej për një kandidim të ardhshëm për guvernatorin e Kalifornisë. /Telegrafi/