Site icon Telegrafi

Grenell përshëndet formimin e Qeverisë Hoti, pret partneritet për vazhdimin e dialogut me Serbinë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re të Kosovës, në krye të cilës është Avdullah Hoti.

Në një komunikatë për media thuhet se Grenell pret të ketë partneritet me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Ne e mirëpresim qeverinë e re të Kosovës dhe presim të kemi partneritet me ta për vazhdimin e dialogut me Serbinë”, tha Grenell.

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës me 61 vota për votoi për Qeverinë Hoti.

Ai tha se Qeveria do t’i ketë dy prioritete: luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. /Telegrafi/

Exit mobile version