Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Washington po implementohet.
Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.
Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.
Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.
“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.
the Agreement is being implemented! The Trump Administration takes swift action. https://t.co/96byWsfvYa
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 24, 2020