Ndërmjetësi amerikan në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, tha në një video konferencë me përfaqësuesit e mediave, me rastin e takimit të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, tha se nuk ishte i angazhuar në fushatën presidenciale të Donald Trumpit dhe se nuk është paguar asnjë cent për punën që po bën rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me pjesëmarrjen e tij në fushatën presidenciale dhe nëse vazhdon të marrë pagën e shtetit, Grenell tha se këto raportime janë të rreme, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk u bashkova me fushatën e Trumpit. Nuk jam paguar asnjë cent për punën që lidhet me Kosovën dhe Serbinë. Unë u bashkova me RNC-in si një këshilltar special, por kjo nuk është për fushatën e Trumpit, kështu që ju gabuat në këtë front”, tha Grenell, siç thuhet në transkriptimin e bisedës, raporton kosovoonline.
Grenell, ish-ambasador i SHBA-ve në Gjermani, ka pohuar se Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje ekonomike në takimin, i cili do të mbahet në kryeqytetin amerikan, Uashington.
Më herët, u njoftua se nuk është ende e sigurt nëse presidenti Trump do të marrë pjesë në bisedimet midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës më 4 shtator në Uashington. /Telegrafi/