Emisari special i SHBA-së, Richard Grenell ka reaguar ndaj deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se nuk do ta respektojë marrëveshjen e Uashingtonit, pas ardhjes së partisë së tij në qeveri.
Albin Kurti është shprehur i prerë sa i përket zbatimin të marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Por, shumë shpejt ka ardhur reagimi i njeriut që ishte pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes në Zyrën Ovale të presidentit Donald Trump.
“Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund të llogarisni në Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter.
One thing is for sure, you can always count on Albin Kurti to be against the United States.
He was against Obama’s ideas, and he was against Bush’s ideas.
Symbolism doesn’t pay the rent; jobs do. https://t.co/o3Gv4Vn3MP
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 8, 2020
Ndryshe, Kurti kishte thënë se marrëveshja është nënshkruar nga një kryeministër jo legjitim duke iu referuar Avdullah Hotit si nënshkrues i palës kosovare.
“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, ka thënë ai. /Telegrafi/