Site icon Telegrafi

Grenell mbetet i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi – i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell do të vazhdojë të merret me këtë proces, edhe pas emërimit të tij si ushtrues detyre i Inteligjencës Kombëtare.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin për Telegrafin.

“Ne mund të konfirmojmë se ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbej si ambasador i SHBA-ve në Gjermani, i dërguari special i presidentit për negociatat e paqes Serbi- Kosovë për të cilën ai mbetet 100% i përkushtuar, dhe – tani – Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, njëkohësisht”, ka deklaruar Custin.

Ndryshe emërimin e Grenellit në pozitën e re e kanë përshëndetur edhe liderët politik në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version