Site icon Telegrafi

Grenell mbështet deklaratën e Ambasadës amerikane kundër reciprocitetit me Serbinë

Emisari i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell, ka përkrahur deklaratën e ambasadës amerikane në Kosovë lidhur me heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit.

Grenell ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, deklaratën e lëshuar sot nga ambasada amerikane.

Në këtë deklaratë thuhet se “Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia”.

Lexo po ashtu Ambasada amerikane kundër reciprocitetit: Taksa duhet hequr, po ngulfatet ekonomia e Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit tregtar.

Ky vendim do mbetet në fuqi deri më 15 qershor, kur do të bëhet edhe vlerësimi i zbatimi të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version