Presideni i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, ka njoftuar se pritet ta zgjedhë Richard Grenellin si të dërguarin presidencial për misionet speciale, një post ku ai me gjasë do të drejtojë politikat ndaj disa prej kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë Korenë e Veriut.
Trump ka njoftuar se “Grenell do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”.
Sipas mediave amerikane Grenell do të fokusohet gjithashtu në tensionet në Ballkan, transmeton Telegrafi.
Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, një i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në Kosovë dhe Serbi, dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.
Siç shkruan New York Times, ai kishte tentuar në fund të vitit 2020, të inkurajojë Serbinë që ta njohë Kosovën.
I bindur për një ujdi, Grenell kishte propozuar që liqenit të Ujmanit t’i ndërrohet emri në “Liqeni Trump”, por negociatat kishin dështuar. /Telegrafi/