Ish-këshilltari për Siguri i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në librin e tij ka zbuluar shumë gjëra për të cilat Trump po i konsideron të pavërteta.
Madje emisari i posaçëm i SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për këtë gjatë një interviste dhënë për Fox News, ku ndër tjera tha se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë pikërisht politikë e Bolton e assesi e presidentit Trump, transmeton Telegrafi.
Ai numëroi disa nga politikat e Boltonit duke filluar nga problemet me Iranin, mes dy Koreve – e deri te ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kur flasim për Kosovën dhe Serbinë, presim që përfaqësuesit e tyre të vijnë në Shtëpinë e Bardhë ku do të diskutojmë për lëvizjet e marrëveshjes historike. Unë vazhdimisht i kam luftuar thashethemet për shkëmbim territoresh mes dy vendeve dhe mund të them se kjo nuk është politika e Trumpit, por kur gërmoni më thellë të dy palët thonë se ashtu ka deklaruar Bolton. Kështu unë jam duke luftuar këto thashetheme”, ka deklaruar Grennell. /Telegrafi/
Thank you @RichardGrenell for so eloquently stating the truth about the land swap rumors. Hopefully this is the clarification that most needed to hear and everyone will get on board and root for a successful meeting on June 27th. pic.twitter.com/7N9QVdtsCb
— Evi (@LordKokalari) June 19, 2020