Site icon Telegrafi

Grenell hedh poshtë pretendimet se paguhet 100 mijë dollarë nga Serbia për lobim

Foto: Arkiv

Ish i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka quajtur të pavërteta deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq, i cili tha se Vuçiq e paguan 100 mijë dollarë në muaj për lobim.

Grenell, këto pretendime i ka quajtur të rreme.

“Nuk është e vërtetë. Askush nuk më paguan mua, asnjë cent”, tha shkurt ai.

Lexo po ashtu Analisti politik Janjiq: Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin për lobim

Ndërkaq, Janjiq në një emision televiziv, tha se nuk e di pse Serbia e paguan Grenellin, kur Trump nuk është më në pushtet.

“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet. Lobimi është në mënyrë të çuditshme i organizuar, për fat të keq, askush nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë, nga Millosheviqi e deri më sot, janë kornizat e njëjta dhe pothuajse të njëjtat agjenci. Nuk kemi lobim serioz në raport me kompanitë, që të vijnë dhe të bëjnë diçka”, tha Janjiq”, ka deklaruar Janjiq. /Telegrafi/

Exit mobile version