Site icon Telegrafi

Grenell: Fokusi duhet të jetë zhvillimi ekonomik, për këtë pajtohen edhe Thaçi e Vuçiq

Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar në Munchen dy letra të shprehjes së interesit që kanë të bëjnë për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet dy vendeve.

Siç është bërë e ditur, përmes këtyre marrëveshjeve, të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Përveç ambasadorit amerikan, të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhe lidhur me këtë, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ai është i fokusuar në zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, edhe dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, janë pajtuar se fokusi duhet të jetë avancimi në aspektin ekonomik. /Telegrafi/

Exit mobile version