Richard Grenell, ish-drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në administratën Trump, u “mashtrua” pasi një korrespondent nga një revistë me prirje të majtë e mashtroi atë duke e “shtyrë” për ta falënderuar një kriminel lufte të dënuar për shërbimin e tij në ushtrinë e SHBA-së.
Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, Ken Klippenstein, një korrespondent i The Nation, në një postim në Twitter bashkëngjiti një foto të Bill Calley dhe në mënyrë të gabuar sugjeroi se ishte gjyshi i tij.
Calley u dënua për vrasjen e të paktën 22 njerëzve të paarmatosur në Masakrën My Lai në vitin 1968, gjatë Luftës së Vietnamit.
Oficeri i Ushtrisë u dënua me burgim të përjetshëm, por pas një gjykimi të ri vuajti vetëm tre vjet në arrest shtëpiak.
Happy Veterans Day! pic.twitter.com/cotDkDUGs6
— Ken Klippenstein (@kenklippenstein) November 11, 2020
Klippenstein, i cili është më i njohur për kohën e tij të kaluar në internet tha në postimin e tij se gjyshi i tij ishte një “tifoz i madh” dhe se do t’i “ndreqte ditën” nëse Grenell do të jepi një “mesazh vlerësimi”.
Sipas një pamje nga një “screenshot” të Klippenstein, Grenell e pyeti atë si quhej gjyshi i tij, të cilit korrespodenti u përgjigj duke dhënë emrin e Calley.
Dhe katër minuta më vonë, Grenell shkruajti në një postim: “Faleminderit për shërbimin tuaj, Bill Calley!”
Klippenstein gjithashtu duket se i ka dërguar të njëjtin mesazh ish-drejtorit të CIA-s, Michael Hayden, një zyrtar gjatë mandatit të George W. Bush dhe Barack Obama.
Por Hayden shkroi në Twitter se ai mori të njëjtin mesazh dhe se ai e dinte “saktësisht se çfarë po ndodhte”.
Ndryshe, Grenell shërbeu në administratën Trump si ambasador i SHBA-së në Gjermani përpara se të bëhet drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare, duke zëvendësuar paraardhësin e tij, drejtorin e përkohshëm Joseph Maguire. /Telegrafi/