Site icon Telegrafi

Greminger-Dimitrov: OSBE do të mbështetë reformat e filluara nga qeveria

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot priti në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, i cili po qëndron për vizitë të parë në Maqedoni, pas marrjes së funksionit në korrik të vitit 2017.

Dimitrov dhe Greminger në takim kanë diskutuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të qeverisë, me theks të veçantë në Planin veprues 3-6-9, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dimitrov në këtë rast i ka paraqitur fushat e prioriteteve në të cilat janë drejtuar përpjekjet për veprim dhe përmirësim të gjendjes, edhe atë në sundimin e të drejtës dhe gjyqësisë, të drejtat e njeriut dhe lirive të mediave, si dhe legjislacionin zgjedhor, ku rekomandimet dhe mbështetja nga OSBE janë të mirëseardhura”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga ana e tjetër, sekretari i përgjithshëm duke shprehur kënaqësi gjatë vizitës, ka dërguar lavdërim për tejkalimin e krizës politike dhe ka shfaqur mbështetje nga OSBE për axhendën e reformave të qeverisë.

Në bisedimet bashkëbiseduesit janë përqendruar në fusha dhe mënyra konkrete me të cilat OSBE mund të japë kontributin dhe mbështetjen e saj të proceseve demokratike të reformave, si dhe për bashkëpunimin dhe aktivitetet e ardhshme në suaza të OSBE-së./Telegrafi/

Exit mobile version