Bllokimi i reagimit të organizmit ndaj grelinës konsiderohet si trajtim për zvogëlimin e peshës truporë, mirëpo studimi i ri i botuar në revistën, “Nature Neuroscience”, sugjeron se e njëjta gjë mund të ketë ndikim të paplanifikuar edhe në disponim.
Lukthi i zbrazët prodhon hormonin grelin, i cili nëpërmjet qarkullimit kalon në tru dhe nxit uri.
Kufizimi i konsumimit të kalorive shkakton rritjen e madhe të sasisë së grelinës, ndërsa nga ana tjetër duket se e zvogëlon prirjen për depresion dhe ankth, kanë njoftuar studiuesit nga Universiteti i Teksasit.