Telegrafi

Grekët zbarkojnë në Kosovë, do të zhvillojnë një stërvitje në “Fadil Vokrri”

Greqia ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë dhe tashmë janë vendosur, para se ta zhvillojnë stërvitjen e vetme në “Fadil Vokrri”.

Kosova do ta pres Greqinë nesër nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Greqisë ka publikuar foto dhe video nga udhëtimi i tyre.

Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri”, derisa kjo do të jetë ndeshja e dytë për këto dy ekipe.

Kosova ka barazuar Moldavinë (1-1). ndërsa Greqia me Slloveninë (0-0).

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i vështirë për Kosovën. /Telegrafi/